spot_img
HomeLajme57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi...

57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara

spot_img

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 22376 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 15  persona, prej të cilëve 14 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img