spot_img
HomeLajmeAlpinisti suharekas, Nexhat Palushi ngjitet në vullkanin më të...

Alpinisti suharekas, Nexhat Palushi ngjitet në vullkanin më të lartë të tokës dhe majën më të lartë në Kili – 6,893m

spot_img

Alpinisti nga Suhareka, Nexhat Palushi, i njohur tashmë për aventurat e tij ekstreme të Hikingut, prej afro një muaji ndodhet në Kili, atje ku po sfidon të ftohtin dhe po mbërrin majat më të larta të botës. 

Së fundmi, Palushi ka bërë të ditur se ka nisur marshimin drejt Ojos del Salado – vullkanit më të lartë në tokë dhe majës më të lartë në Kili me 6893 metra.

Nëpërmjet një postimi, ai ka thënë se temepraturat ishin nën 20 gradë, mirëpo kjo nuk e ndaloi që të qëndrojë në majën e Ojos del Salado – 6,893 metra mbi nivelin e detit – duke dalë fitimtar sipas tij ndaj të “ftohtit, lodhjes dhe kufijve njerëzorë”.

May be an image of climbing

Nevado Ojos del Salado është një vullkan kompleks i fjetur në Ande në kufirin Argjentinë-Kili. Është vullkani më i lartë në Tokë dhe maja më e lartë në Kili.

Duke qenë afër Diagonalës së Thatë të Amerikës së Jugut, mali ka kushte jashtëzakonisht të thata, të cilat parandalojnë formimin e akullnajave të konsiderueshme dhe një mbulesë të përhershme dëbore.

Nga ekspedita 12-ditore deri në arritjen e cakut, Palushi ka eksploruar vende të ndryshme, duke i publikuar ato në rrjetet sociale.

No photo description available.

May be an image of crater

Përgjatë këtij rrugëtimi, ditë më parë, ai me ekipin e tij ecën 22 km rreth Laguna Verde, e shtrirë në rreth 4 400 m lartësi.

Sipas tij, kjo ecje ndërton bazën për ngjitjet që vijnë — 5 200 m, 5 800 m, deri mbi 6 000 m.

Ndërsa në ditën tjetër ishte arritja me 4×4 deri në kampin Atacama në lartësinë 5 200 metra, duke vazhduar nga aty në këmbë drejt kampit të fundit Tejos, në 5 800 m.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img