Gastroenterologu kosovar nga Suhareka, Dr. Krenar Reshitaj është pranuar si anëtar i American Gastroenterological Association (AGA), një nga shoqatat më prestigjioze në këtë fushë.
AGA përfaqëson një organizatë me ndikim të madh ndërkombëtar, e njohur për kontributin e saj në hartimin e udhëzimeve klinike, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe promovimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor në sëmundjet e sistemit tretës.
Reshitaj do të jetë anëtar me të drejta të plota në këtë shoqatë.
Ndryshe, Reshitaj ofron shërbime gastroenterologjike në Olive Clinic – Prishtinë, ku ofrohen shërbimet si: Vizita gastroenterologjike, diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të sistemit tretës dhe hepatobiliar, ultrazë (Echo) i abdomenit, gastroskopi dhe kolonoskopi dhe konsultime profesionale të bazuara në praktika bashkëkohore mjekësore.
/HisariOnline/







