Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka shpallur thirrje për aplikim dhe nominim për ndarjen e Çmimit “Inxhinier i Vitit – 2025”, për anëtarët që kanë dëshmuar profesionalizëm, etikë dhe kontribut të veçantë në fushën e ndërtimit.
Sipas një njoftimi, për të aplikuar mundet çdo anëtar i rregullt i OIRK-së (për vete ose për koleg) ndërsa mund të nominojnë edhe institucione/kompani, por kandidati duhet të jetë anëtar i rregullt i OIRK-së.
Bëhet e ditur se afati i fundit për dorëzim është më 13.02.2026, ora 16:00, ndërsa dorëzimi bëhet në email: info@oirk.org.
Dokumentet duhet të jenë në NJË PDF (maksimum 20 MB).
Linkun për aplikim e gjeni më poshtë:
/HisariOnline/







