spot_img
HomeLajmeTjetër defekt i gypit, qyteti i Suharekës dhe gjashtë...

Tjetër defekt i gypit, qyteti i Suharekës dhe gjashtë fshatra mbesin pa furnizim me ujë

spot_img

KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka njoftuar se kanë hasur në një tjetër defekt të një gypi në Suharekë, vetëm një ditë pas sanimit të problemit të ngjashëm në rrugën “Brigada 123”.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se për arsye të mungesës së energjisë elektrike në stacionin te Pusi Atit, si dhe për shkak të defektit në gypin kryesor fi 400 mm, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes.

Mbi këtë defekt kanë mbetur pa furnizim me ujë gjashtë fshatra si dhe qyteti i Suharekës.

Tutje në njoftim thuhet se ekipet janë në terren, duke punuar në sanimin e defektit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT E SUHAREKS

Të nderuar konsumatorë,
Për arsye të mungesës së energjisë elektrike në stacionin te Pusi Atit, si dhe për shkak të defektit në gypin kryesor fi 400 mm, kemi ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes.

Pa furnizim me ujë kanë mbetur këto zona:

📍Fshati Gelanc
📍Fshati Gjinoc
📍Fshati Leshan
📍Fshati Terrnje
📍Fshati Nepërbisht
📍Fshati Shirokë
📍Qyteti i Suharekës

Ekipet tona janë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

/HisariOnline/

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img