spot_img
HomeLajmeSanohet problemi, rikthehet furnizimi me ujë në rrugën "Brigada...

Sanohet problemi, rikthehet furnizimi me ujë në rrugën “Brigada 123” pas gati 24 orësh

spot_img

KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka njoftuar se ka përfunduar me sukses sanimi i defektit të një gypi në qytetin e Suharekës. 

Furnizimi me ujë tashmë është rikthyer dhe po vazhdon normalisht në të gjitha zonat e prekura.

Kujtojmë, se banorët e qytetit në rrugën “Brigada 123” dhe disa rrugë sekondare të kësaj pjese, ishin pa furnizim me ujë që pas orës 17:00 të mbrëmjes së kaluar.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT – SUHAREKË
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se ka përfunduar me sukses sanimi i defektit në gypin kryesor fi 225 mm që furnizon qytetin e Suharekës.
Furnizimi me ujë është rikthyer dhe po vazhdon normalisht në të gjitha zonat e prekura.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kohës së intervenimit.
Me respekt,
KRU Hidroregjioni Jugor SHA – NJESIA SUHAREKES

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img