spot_img
HomeLajmeDyshimet për manipulime të votave në Prizren, Policia e...

Dyshimet për manipulime të votave në Prizren, Policia e Prokuroria në aksion

spot_img

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim dhe manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmi e ka Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se operacioni është në zhvillim dhe se për momentin nuk mund të ndahen detaje shtesë.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, bën të ditur Policia.

Komuna e Prizrenit ka qenë një nga komunat ku janë shfaqur më së shumti dallimet tek votat e kandidatëve për deputetë, pas rinumërimit të votave.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img