spot_img
HomeLajmeDefekt i një gypi, ndërpritet furnizimi me ujë në...

Defekt i një gypi, ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Brigada 123” në Suharekë – intervenimi bëhet nesër

spot_img

KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka bërë të ditur se një zonë në qytetin e Suharekës ka mbetur pa furnizim me ujë si pasojë e një defekti të një gypi.

Sipas njoftimit, pa ujë do të mbesin banorët e rrugës “Brigada 123” dhe të gjitha rrugët sekondare që lidhen me këtë rrugë.

Tutje bëhet e ditur në njoftim se defekti ka ndodhur pranë një shtëpie banimi ndërsa intervenimi gjatë mbrëmjes së sotme është i pamundur dhe se një intervenim për sanimin e problemit do të bëhet nesër.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT
E SUHAREKËS

Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të një defekti në gypin kryesor fi 225 mm, i cili furnizon qytetin e Suharekës, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë.

Pa furnizim me ujë do të mbesin:
📍Rruga “Brigada 123”
📍Të gjitha rrugët sekondare që lidhen me rrugën “Brigada 123”

Sqarim shtesë:
Meqenëse defekti ndodhet pranë një shtëpie banimi, intervenimi gjatë mbrëmjes është i pamundur. Ekipet tona janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nesër të realizohet sanimi i defektit brenda kohës së paraparë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img