spot_img
HomeLajmeParaburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

spot_img

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit E.I. për një periudhë prej një muaji, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Veprimi dyshohet të jetë kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, ndërsa masën e paraburgimit, gjykata e caktuar duke u mbështetur në kushtet ligjore të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Paraburgimi është caktuar të hyjë në fuqi nga data 20 janar 2026, ora 13:50 dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt 2026, ora 16:00.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img