spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

spot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 janarin e vitit 1998, një ditë që për familjen Jashari nuk ishte e zakonshme.

Haradinaj theksoi se atë ditë baca Shaban me djemtë Ademin dhe Hamzën, edhe me nipa dhe mbesa, u rezistuan sulmeve të armikut në sulmin e dytë ndaj kësaj familjeje emblematike të kombit shqiptar.

“Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, deklaroi Haradinaj.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img