spot_img
HomeLajmeShtrohet bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Kosovë

Shtrohet bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Kosovë

spot_img

Me nismën dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, u zhvillua një takim koordinues ndërinstitucional në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ku morën pjesë përfaqësues të Policisë dhe Doganave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në Facebook, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve homologe, me qëllim rritjen e sigurisë, lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët e të dy vendeve.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme si menaxhimi i kufirit, shkëmbimi i informacionit në kohë reale, bashkëpunimi operacional, si dhe adresimi i sfidave të përbashkëta në zonat kufitare.

Ambasadori Malaj vuri në dukje se takime të tilla shërbejnë si platforma kyçe për forcimin e koordinimit institucional dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img