KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrugën Beajdin Hallaqi, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa zona të qytetit të Prizrenit.
Sipas njoftimit për konsumatorë, pa ujë do të mbesin këto zona:
- Rruga Janina
- Lagjja 4-Kullat
- Rruga Rozafa
Në njoftim bëhet e ditur se ekipet përgjegjëse kanë dalë në terren dhe janë duke punuar intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë të pijes.
/HisariOnline/







