spot_img
HomeLajmeProkuroria në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve për dyshimet...

Prokuroria në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve për dyshimet për manipulim të votave për kandidatë

spot_img

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se janë duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.”

Në njoftim thuhet se ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë.

“Në këtë drejtim, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë, me qëllim të sigurimit të provave relevante, identifikimit të personave përgjegjës dhe administrimit të të gjithë materialit zgjedhor në përputhje me ligjin.”

“Veprat penale që cenojnë të drejtën e votës përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe do të trajtohen me përkushtim maksimal, pa asnjë kompromis. Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbetet e angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe do të hetojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.”

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img