spot_img
HomeLajmeORL-ja e Mitrovicës me rezultate të jashtëzakonshme: 425 operacione...

ORL-ja e Mitrovicës me rezultate të jashtëzakonshme: 425 operacione brenda një viti

spot_img

Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme gjatë vitit 2025.

“Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Anestezionit, ekipin e instrumentarëve dhe stafin infermieror, kanë realizuar gjithsej 425 ndërhyrje kirurgjikale, si dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, këto rezultate dëshmojnë për përkushtimin profesional, efikasitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët e rajonit.

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës shpreh mirënjohje të veçantë për Dr. Arben Kastratin, Dr. Artan Haxhiun, si dhe për të gjithë stafin mjekësor dhe mbështetës, për kontributin e tyre të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img