spot_img
HomeLajmeNë Bruksel sot pritet takimi i radhës në kuadër...

Në Bruksel sot pritet takimi i radhës në kuadër të dialogut

spot_img

Në Bruksel sot mbahet një raund i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh. Është takimi i parë për sivjet dhe vjen menjëherë pas vizitës që emisari evropian për dialog, Peter Sorensen, zhvilloi në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.

Gjatë vitit të kaluar, kryenegociatorët u takuan vetëm dy here ndërsa takimet nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Sipas burimeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të diskutojnë për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit, të cilën e kanë miratuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023.

Takimet fillojnë në orët e pasdites. Sipas praktikës së vendosur, Sorensen fillimisht do të takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, me qëllim që më pas të zhvillohet një takim i përbashkët BE–Kosovë–Serbi.

Peter Sorensen ka marrë edhe një mandat dyvjeçar për të ndërmjetësuar procesin e dialogut.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img