spot_img
HomeLajmePërfundon procesi i rinumërimit në 7 komuna të Kosovës,...

Përfundon procesi i rinumërimit në 7 komuna të Kosovës, kryhen 834 nga 2,557 vendvotime

spot_img

Është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave edhe në 7 komuna të vendit. Kjo i bie që janë numëruar 834 nga 2,557 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi ku u zhvillua votim i rregullt më 28 dhjetor. Vendimi për rinumërim u mor pas evidentimit të manipulimeve me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka u aktivizua edhe Prokuroria e Shtetit.

Me vendim të KQZ-së janë shkarkuar nga funksioni përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, komunë kjo e cila doli me mospërputhjet më të mëdha në votat e kandidatëve.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img