spot_img
HomeLajmeOsmani pret në takim ambasadoren greke, flasin për zhvillimet...

Osmani pret në takim ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike e bashkëpunimin

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Në njoftimin e Presidencës theksohet se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img