spot_img
HomeKulturëBytyçi: Hisari i Suharekës është thesar kulturor me të...

Bytyçi: Hisari i Suharekës është thesar kulturor me të cilën mund të krenohet qyteti

spot_img

Fadil Bytyçi, profesor dhe studiues i trashëgimisë kulturore, në një intervistë për Hisari Online, ka theksuar se Hisari i Suharekës është thesar kulturor me të cilën mund të krenohet komuna e Suharekës. 

“Komuna e Suharekës, me Hisarin e Suharekës, se e kemi edhe një Hisar lokalitet i famshëm arkeologjik, me tumat e Dubicakut, me tumat e Shirokës, me tumat e Gjinocit, me tumën e Nëpërbishtit e disa lokalitete tjera arkeologkike, kalaja e cila është ende në proces zbulimi në Vraniq, janë një thesar kulturor, i trashëgimisë kulturore, me të cilën komuna e Suharekës mund të krenohet me të”, tha ai.

Gjatë viteve janë zbuluar objekte dhe struktura të rralla që ndricojnë qytetërimin e lashtë të kësaj zone. Profesori Bytyçi tregon disa nga gjetjet më të veçanta.

“Një befasi e madhe ishte kur gjeta një monedhë prej arit të Perandorit Arkad. Perandori Arkad ka jetuar në shekullin e katërt, pestë, të epokës sonë dhe atë ia dhashë muzeut të Kosovës dhe sot ruhet në muzeun e Kosovës. Vazhdova deri në vitin 1986 dhe deri në atë kohë i botova më tepër se tre, katër artikuj, lidhur me Hisarin e Kastërrcit”, u shpreh tutje Bytyçi.

/HisariOnline/

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img