spot_img
HomeLajmeE kanosi fqinjin pas një mosmarrëveshje, të dyshuarit në...

E kanosi fqinjin pas një mosmarrëveshje, të dyshuarit në Prizren i konfiskohen tre armë

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 janar, në fshatin Randobrave të Prizrenit, ka ndodhur një incident mes dy personave, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kanosur fqinjën e tij me armë pas një mosmarrëveshje.

Pas njoftimit, policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, me urdhër të prokurorit përgjegjës.

Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar disa armë, përfshirë një revole me dy karikatorë dhe 30 fishekë, një pushkë gjuetie pa fishekë dhe një pushkë luftarake me një karikator pa fishekë.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit. Kundër tij është hapur procedurë penale për “Posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit” dhe “Kanosje”.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen tre armë në Prizren, arrestohet një i dyshuar
Prizren, 19 janar 2026
Më datë 18.01.2026, rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobrave, Prizren njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij. Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij .
Gjate bastisjes janë hasur dhe sekuestruar:
-Një revole me dy karikator me 30 fishekë,
-Një pushke gjuetie pa fishekë dhe
-Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.
Sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit.
I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore.
Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “ Kanosje”
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img