Prishtina mirëpret edicionin e tretë të Festivalit të Teatrit Shqiptar “MOISIU”, një ngjarje e rëndësishme artistike që mbledh në një javë të vetme disa prej trupave më të spikatura teatrore nga hapësira shqiptare. Festivali sjell në kryeqytet magjinë e skenës, talentin e artistëve dhe një program të pasur shfaqjesh të cilat do të prezantohen në Sallën e Kuqe dhe në Amfiteatër.
Edicioni i sivjetëm nis më 22 nëntor 2025 dhe përfundon me ceremoninë përmbyllëse më 27 nëntor 2026, duke ofruar një program të larmishëm që përfshin komedi, dramë, klasikë dhe vepra moderne.
Programi i shfaqjeve
22.11.2025
“Si ta doni” – Teatri Kombëtar Tiranë, ora 19:00, Salla e Kuqe
“Një dorëzim në Spokan” – Teatri i Qytetit Preshevë, ora 20:30, Amfiteatri
23.11.2025
“Vojçeku” – Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë, ora 20:30, Amfiteatri
24.11.2025
“Na ishte njëherë” – Teatri “A. Z. Çajupi” Korçë, ora 19:00, Salla e Kuqe
“Martesa” – Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:30, Amfiteatri
25.11.2025
“Babai” – Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ora 19:00, Amfiteatri
“Marrëdhëniet” – Teatri i Qytetit Gostivar, ora 20:30, Salla e Kuqe
26.11.2026
“Në përballje me vdekjen” – Teatri i Qytetit Tetovë, ora 19:00, Salla e Kuqe
“Komedia e Zezë” – Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, ora 20:30, Amfiteatri
27.11.2026
Ceremonia përmbyllëse, ora 20:00, Amfiteatri
Publiku i teatrit është i ftuar të shijojë një javë të pasur me interpretim, kreativitet dhe emocione artistike.
/HisariOnline/







