spot_img
HomeRajoni dhe BotaAksion i gjerë në Tiranë/ Goditen rastet e trafikut...

Aksion i gjerë në Tiranë/ Goditen rastet e trafikut të drogës, 22 të arrestuar

spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar 22 persona, të cilët merreshin me trafikun e lëndëve narkotike.

U arrestuan shtetasit Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gjatë aksionit u sekUestruan 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Më herët janë arrestuar gjatë operacioneve të mëparshme 5 shtetas ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img