Një personazh i njohur në rrjetin social “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe edhe si ‘GUCCI’, mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë vendore, autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë Shqipërisë. Ai ka vuajtur dënim me burg në Angli dhe është rikthyer në vend disa muaj më parë.
Pas kthimit, ai u bë mjaft aktiv në platformën TikTok, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje virtuale me figura të tjera të njohura të rrjetit, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si “Fire”.
Ndërkohë, Policia nuk ka dalë ende me njoftim mbi ngjarjen.
/HisariOnline/







