spot_img
HomeRajoni dhe BotaE rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara,...

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara, gjendet një person i djegur

spot_img

Një automjet tip BMw është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tch

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img