Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka treguar procedurat në Dhomat e Specializuara në Hagë, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi shpallet i pafajsëm të mërkurën, duke marrë parasysh edhe gjyqin e dytë që po vazhdon në Hagë.
Ajo bëri të ditur se nëse verdikti i 16 shtatorit është lirues, atëherë Thaçi duhet të bëjë kërkesë për lirim me kusht, për rastin e dytë, ku akuzohet për tentim pengim të drejtësisë.
“Duke qenë se ka një proces tjetër gjyqësor, i cili është duke vazhduar në Dhomat e Specializuara, nëse ka një verdikt lirues më 16 shtator, ai duhet të paraqes sërish një kërkesë për lirim me kusht, te gjyqtari i vetëm Christopher Gosnell dhe më pas ta marrë përgjigjen”, ka raportuar ajo.
Mujku tregoi se ish-kryetarini shtetit, ka dashur që vendimin e së mërkurës ta pres në liri, dhe të jetë i lirë me kusht në rastin e dytë.
Ndiqeni raportimin e gazetarës në Klan Kosova ⬇️







