spot_img
HomeKryefaqjaBallkani nuk shënon në pjesën e parë, Dukagjini i...

Ballkani nuk shënon në pjesën e parë, Dukagjini i ‘shtrëngueshëm’

spot_img

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e para të ndeshjes Ballkani – Dukagjini.

Ky duel që po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, në këtë periudhë ishte i kujdesshëm nga të dyja skuadrat, të cilat nuk krijuan shumë, raporton Hisarionline.net

Ndonëse loja u dominua nga “Portokall e Zinjtë”, rrjetat mbetën të paprekura, raporton Hisarionline.net.

Kjo përballje është e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërkohë në pesë të parat, suharekasit kanë grumbulluar 9 pikë, kurse kundërshtari i sotëm ka 11 sosh.

Kujtojmë se “Xhebrailat” janë të hendikepuar në këtë ballafaqim, me mungesën e kapitenit Edvin Kuç, qendërmbrojtësit kryesor, Ivica Batarello dhe sulmuesit, Valentin Serebe.

Ndërkohë ende gati për të startuar nuk janë Jetmir Topalli e Walid Hamidi.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img