Është tensionuar sërish situata në protestën që po zhvillohet para Parlamentit teksa policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë ata dhe për të hapur hyrjen e Parlamentit.
Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve, Dritan Goxhajn, që njihet si nje nga organizatorët e protestës që po zhvillohet prej 1 muaji në Tiranë. Bashkë me të është prangosur edhe Shkëlzen Bushi një person gjithashtu shumë aktiv në protestë.
Policia është përplasur fizikisht me protestuesit duke i shtyrë drejt qendrës tregtare që ndodhet pranë Parlamentit ndërsa drejt efektivëve janë hedhur disa herë edhe mjete piroteknike.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







