spot_img
HomeMagazinaShakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën

Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën

spot_img

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa.

Gjatë një interviste në Podcastin me Lele Pons, Shakira u pyet për artistët me të cilët do të donte të realizonte bashkëpunime në të ardhmen. Pa hezitim, ajo përmendi Dua Lipën si një nga zgjedhjet e saj të preferuara.

“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.

Ndërkohë, Lele Pons e vlerësoi Dua Lipën duke e quajtur “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira shtoi me admirim: “Ajo është e jashtëzakonshme”.

Deklaratat e Shakirës kanë ngjallur interes tek fansat, të cilët tashmë po shpresojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artisteve me famë botërore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img