Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar për herë të parë fotografitë zyrtare nga martesa e saj me aktorin britanik Callum Turner.
Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni në Londër, ndërsa më pas organizoi një festë të madhe në Sicili të Italisë, mes familjarëve dhe miqve të afërt.
Fotot,të postuara në rrjetet sociale, tregojnë momente të veçanta nga dita e tyre më e rëndësishme, duke marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat në mbarë botën.
Dua Lipa dhe Callum Turner e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2024, ndërsa fejesa u konfirmua gjatë vitit 2025. Martesa e tyre është konsideruar si një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it këtë vit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







