spot_img
HomeRajoni dhe Bota“Të digjet i gjithë Libani”, deklarata tronditëse e ministrit...

“Të digjet i gjithë Libani”, deklarata tronditëse e ministrit izraelit

spot_img

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të saj janë vrarë në jug të Libanit, humbjet e para që nga arritja e marrëveshjes SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Sipas ushtrisë, mes të vrarëve është edhe nënkoloneli Dor Gedalia Ben Simhon. Emrat e tre ushtarëve të tjerë do të publikohen më vonë.

Njoftimi erdhi pasi Izraeli deklaroi se kishte kryer sulme në jug të Libanit kundër Hezbollahut, të cilin e akuzon për “shkelje të përsëritura të armëpushimit”. Pas vrasjes së ushtarëve, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, bëri deklarata të ashpra, duke thënë se “i gjithë Libani duhet të digjet”.

“Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet t’ia bëjë të qartë botës se gjaku i bijve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë për pazare. I gjithë Libani duhet të digjet”, deklaroi ai.

Ben Gvir shtoi se i ka kërkuar kryeministrit një përgjigje shumë më të ashpër, duke thënë se “për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”.

“Mjaft me reagime të kufizuara. Në Lindjen e Mesme nuk fiton me përmbajtje, por duke goditur fort dhe duke shkatërruar terrorin”, u shpreh ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img