spot_img
HomeLajmePresidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë, Policia njofton se...

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë, Policia njofton se do të ndërpresë përkohësisht trafikun

spot_img

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim duke thënë se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës,  Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.

Policia e Kosovës kërkoi “mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img