spot_img
HomeRajoni dhe BotaSHBA-ja dhe Irani janë afër marrëveshjes kornizë për t’i...

SHBA-ja dhe Irani janë afër marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

spot_img

Irani dhe SHBA-ja po i afrohen një marrëveshjeje paraprake për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të vendosur parametra për negociata më të gjera bërthamore, raportoi të martën portali “Axios”, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të njohura me diskutimet në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas raportimit, Washingtoni pret një përgjigje nga Teherani për disa çështje kyçe brenda 48 orëve. Edhe pse nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare, zyrtarët amerikanë thuhet se i shohin bisedimet si pikën më të afërt që të dyja palët kanë arritur në një marrëveshje fillestare që nga fillimi i konfliktit.

Memorandumi i propozuar do të deklarojë fundin e luftës dhe do të vendosë një periudhë negociuese 30-ditore për një marrëveshje më të detajuar.

Bisedimet pasuese do të përqendrohen në rihapjen e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve të SHBA-së. Islamabadi dhe Gjeneva janë duke u shqyrtuar si vende të mundshme për negociatat, raportoi “Axios”.

Sipas kushteve të draftit, Irani do të bie dakord për një moratorium mbi pasurimin e uraniumit ndërsa SHBA-ja do të lehtësojnë gradualisht sanksionet dhe do të lirojnë miliarda dollarë në fonde të ngrira iraniane. Të dyja palët do të lehtësojnë kufizimet e lidhura me Ngushticën e Hormuzit, përfshirë kufizimet iraniane mbi transportin detar dhe bllokadën detare amerikane.

Kohëzgjatja e moratoriumit të pasurimit mbetet e pazgjidhur. Irani fillimisht propozoi një periudhë pesëvjeçare, ndërsa SHBA-ja kërkon 20 vjet. Diskutimet tani thuhet se janë përqendruar në një afat prej të paktën 12 vjetësh, me një burim që përshkruan 15 vjet si një kompromis të mundshëm.

Draft-marrëveshja do të përfshijë angazhimet iraniane për të mos ndjekur armë bërthamore, për t’u përmbajtur nga aktivitetet e lidhura me armatimin dhe për të pranuar inspektime të zgjeruara, përfshirë inspektime të menjëhershme nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara.

Dy burime i thanë “Axios”-it se Irani mund të bie dakord të heqë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar shumë nga vendi, një hap që Teherani i ka rezistuar më parë. Raporti theksoi se nuk është finalizuar asnjë marrëveshje.

Zyrtarët amerikanë bëhet e ditur se besojnë që udhëheqja e Iranit mbetet e ndarë ndërsa disa në Washington janë skeptikë se mund të sigurohet marrëveshje paraprake. “Axios” tha se SHBA-ja mund të rivendos bllokadën ose të rifillojë operacionet ushtarake nëse bisedimet dështojnë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha të martën se një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk ka nevojë të përfundojë menjëherë, por Washingtoni kërkon rrugë diplomatike të besueshme dhe lëshime të hershme për të justifikuar vazhdimin e negociatave.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img