spot_img
HomeRajoni dhe BotaTrump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve: Pilotët panë...

Trump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve: Pilotët panë gjëra që s’do t’i besonit se ishin të vërteta

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se administrata e tij do të publikojë dosje mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) në të ardhmen e afërt, duke deklaruar se ato përmbajnë gjëra “që nuk do t’i besonit se janë të vërteta”, raporton sot Newsweek.

“Mendoj se do të publikojmë sa më shumë që të mundemi në të ardhmen e afërt. Çdo gjë që ka të bëjë me UFO-t ose materiale të ngjashme do të publikojmë. Dhe mendoj se shumë prej tyre do të jenë shumë interesante. Kam intervistuar pilotë, njerëz shumë seriozë, dhe ata thanë se panë gjëra që nuk do t’i besonit. Kështu që do të lexoni për këtë”, tha Trump.

Më herët në shkurt, ai i ngarkoi Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegsett, detyrën e fillimit të procesit të identifikimit dhe publikimit të këtyre dosjeve.

Njoftimi i Trump vjen pas vitesh kërkesash nga Kongresi dhe publiku për më shumë transparencë në lidhje me anomalitë e paidentifikuara të raportuara nga pilotët ushtarakë amerikanë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img