spot_img
HomeMagazinaKanye West vjen për herë të parë në Tiranë,...

Kanye West vjen për herë të parë në Tiranë, koncerti më 11 korrik

spot_img

Reperi i njohur amerikan, Kanye West do të performojë në Tiranë më 11 korrik, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka njoftuar lajmin përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi të artistit dhe duke shkruar thjesht “11 korrik në Tiranë”, pa dhënë detaje të tjera rreth koncertit.

Kjo do të jetë hera e parë që West, i njohur edhe si Ye, do të performojë në kryeqytetin shqiptar.

Ai konsiderohet një nga figurat më kontroverse në industrinë e muzikës, për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të tij publike ndër vite.

West ka hasur edhe anulime të koncerteve në disa shtete evropiane. Britania e Madhe, Zvicra dhe Polonia kanë vendosur të mos e lejojnë hyrjen e tij në territor, ndërsa edhe Franca ka shtyrë një koncert të planifikuar në Marseille.

Ndërkohë, Shqipëria i shtohet vendeve si Turqia, Holanda, Italia, Spanja dhe Portugalia, ku reperi pritet të mbajë koncerte në kuadër të turneut të tij.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img