spot_img
HomeLajmeTrump i shkruan Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin...

Trump i shkruan Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim

spot_img

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar një letër nga presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani , përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo letër ka të bëjë me përfundimin e mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Sipas saj, ashtu siç thekson edhe presidenti amerikan në letrën e tij, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

Postimi i saj i plotë:

Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! 🇽🇰🤝🇺🇸

Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img