spot_img
HomeLajmeAmbasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, Policia njofton se disa rrugë do të bllokohen përkohësisht

spot_img

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 21 dhe 22 prill.

Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe zhvillimit të agjendës zyrtare.

Policia njofton se, për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të paraparë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet lëvizja e delegacionit.

Këto ndërprerje do të jenë të shkurtra dhe mund të shoqërohen me riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë kohës së vizitës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img