spot_img
HomeLajmeAbdixhiku e do rikthimin e Osmanit në LDK: Do...

Abdixhiku e do rikthimin e Osmanit në LDK: Do të ishte një lajm i mirë për Kosovën, do të punoj për këtë qëllim

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit që pati më kryeministri Albin Kurti për çështjen e presidentit, është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.

Sipas tij, përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën.

“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi i imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërsa sa i përket kushteve për rikthimin e Osmanit në LDK, i pari i kësaj partie tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img