spot_img
HomeLajmeS'ka marrëveshje, Abdixhiku: VV-ja insistoi ta mbajë presidentin, u...

S’ka marrëveshje, Abdixhiku: VV-ja insistoi ta mbajë presidentin, u dakorduam të mos takohemi më

spot_img

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bisedimet për çështjen e presidentit nuk kanë prodhuar asnjë zgjidhje konkrete.

Ai ka theksuar se qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë që nga fillimi, duke theksuar se presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë vazhdim i një partie politike në pushtet.

“Prej fillimit parimet e LDK-së kanë qenë të qarta, presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë. Nuk mund të ketë një situatë ku një parti i kontrollon tri institucionet kryesore”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se tashmë LDK kthehet te prioritetet e saj politike.

“U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht, tani kthemi LDK-së, dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë gjithashtu se në diskutimet me Vetëvendosjen nuk është arritur të ketë pajtim për ndonjë emër tjetër përveç Glauk Konjufcës, duke shtuar se LVV ka insistuar që posti i presidentit t’i mbetet kësaj partie.

Ai ka theksuar se LDK nuk ka diskutuar asnjë emër tjetër përveç atij të përmendur nga pala tjetër dhe se qëndrimet e palëve kanë mbetur të pandryshuara.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img