spot_img
HomeLajmeInspektorati i Punës ndalon punimet në 16 raste brenda...

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 raste brenda 48 orëve në tri komuna

spot_img

Inspektorati Qendror i Punës ka intensifikuar kontrollet në terren, duke vazhduar aksionin inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë Kosovën.

Në raportin 48-orësh të ditës së katërt të këtij aksioni, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm inspektimesh dhe masash ndëshkuese, përfshirë ndalime të punimeve në disa zona.

Në Podujevë janë realizuar 11 inspektime, ku janë ndalur 4 punime, janë dhënë 2 vërejtje, ndërsa 5 subjekte kanë rezultuar pa shkelje.

Në Drenas janë kryer 11 inspektime, ku 5 punime janë ndalur dhe janë evidentuar 8 vërejtje.

Në Gjakovë janë zhvilluar 16 inspektime, prej të cilave 9 kanë përfunduar me ndalim punimesh, 1 me vërejtje, ndërsa 5 subjekte nuk kanë pasur shkelje.

Në total, në tri komunat janë realizuar 38 inspektime, janë ndalur 16 punime dhe janë dhënë 11 vërejtje.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img