spot_img
HomeLajmeE rëndë në Ferizaj: 15-vjeçari humb jetën në shkollë,...

E rëndë në Ferizaj: 15-vjeçari humb jetën në shkollë, u rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

spot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në një shkollë në Ferizaj, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Kuvendi i Arbërit”, ndërsa i njëjti është dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ai s’ka arritur të mbijetojë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion” tha Veseli.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img