spot_img
HomeLajmeKRU “Prishtina” njofton reduktime të ujit në Fushë Kosovë,...

KRU “Prishtina” njofton reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe disa zona të Prishtinës

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të kryeqytetit dhe rrethinës do të kenë ndërprerje dhe reduktime të furnizimit me ujë gjatë ditës.

Sipas njoftimit, shkaku i kësaj gjendjeje është një defekt në gypin kryesor me diametër Ø1200 mm në zonën e Shkabajt.

Për shkak të këtij problemi, pa ujë ose me furnizim të reduktuar do të jenë Fushë Kosova, Obiliqi dhe një pjesë e Prishtinës që furnizohet nga kjo linjë, përfshirë lagjen Kalabria.

Reduktimet janë paralajmëruar të zgjasin nga ora 11:00 deri në 17:00,

“Gjithashtu, ndikime në furnizim mund të ketë edhe në pjesë të tjera të Prishtinës. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img