Policia e Kosovës, sot ka identifikuar në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë që po voziste 182 km/h në zonën ku lejohet 120 km/h.
Për shkeljen e kryer, shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj dhe i janë shqiptuar pikë negative.
Vetura që po drejtonte kishte afat të skaduar të regjistrimit të automjetit dhe i është konfiskuar targa.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ushtroj autorizimet e saj në mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, me qëllim të parandalimit të shkeljeve në trafik dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







