spot_img
HomeLajme"Synojmë rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj", LDK...

“Synojmë rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj”, LDK ia hap dyert Vjosa Osmanit

spot_img

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka deklaruar se në listën e LDK-së mund të ketë vend edhe për Vjosa Osmanin, duke theksuar se partia po synon rikthimin dhe bashkimin e të gjithë anëtarëve të saj.

Ai tha se LDK synon të unifikojë radhët e saj dhe të forcojë strukturën e brendshme të partisë.

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK-ja synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë”, tha ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img