Një incident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Polanë-Istog, ku një person nga Klina ka humbur tragjikisht jetën.
Viktima dyshohet se ka vdekur pas rrokullisjes së traktorit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth ores 11:20 Stacioni Policor ne Kline, ështe njoftur se nje person nga fshati Leskoc- Kline, kushte shkuar per dru me traktor ne pyll ne fshatin Polane- Istog. Viktima ishte rrokullisur me traktor, vdekjen e viktimes e ka konstatua mjeku kujdestarë ne QMF ne Klinë. Ne v/ ngjarje kane dalur njesitet kompetente policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







