spot_img
HomeLajmeKonjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabilitetin demokratik

Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabilitetin demokratik

spot_img

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë konferencës “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektiva Nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë shoqërore”, tha se bota po jeton në një epokë ku mjedisi informativ po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për stabilitetin demokratik.

Ai theksoi se dezinformimi dhe ndikimi në informacion nuk janë më sfida margjinale, por përpjekje të qëllimshme, shpesh të organizuara dhe të mbështetura, që synojnë dobësimin e besimit në institucione, çorientimin e debatit publik dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët.

Sipas tij, Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë, të keqinterpretojnë realitetin dhe të ndikojnë në perceptimin vendor dhe ndërkombëtar.

Konjufca shtoi se këto sfida janë pjesë e një vazhdimësie më të gjerë që prek reziliencën e demokracive në gjithë rajonin, duke nënvizuar se ndërtimi i qëndrueshmërisë kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse që bashkon institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe vetë qytetarët.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img