spot_img
HomeLajmeZulfaj takohet me Guerot, diskutohet për statusin kandidat për...

Zulfaj takohet me Guerot, diskutohet për statusin kandidat për anëtarësim të Kosovës në BE

spot_img

Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Ky takim ishte fokusuar në agjendën evropiane të Kosovës, ndërsa Guerot e ka uruar Zulfajn për pozitën e re ndërsa ka shprehur mbështetje për procesin e reformave.

“Zbatimi i Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes dhe prioritetet e qeverisë drejt anëtarësimit në BE ishin temë e diskutimit. Zulfaj theksoi se prioritet i qeverisë është zyrtarizimi i statusit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik, avancimit demokratik dhe mirëqenies së qytetarëve. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për Kosovën sigurojnë kushte dhe mundësi të barabarta drejt avancimit per anetaresim ne BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në takim u bisedua edhe për tema aktuale me interes të përbashkët.

Njoftimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img