Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.
Sipas Haxhiut, ky vendim reflekton besimin e institucioneve shtetërore në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit, veçanërisht në një sektor të ndjeshëm siç është siguria kombëtare.
“Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.
Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.
Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar”, ka shkruar Haxhiu.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







