spot_img
HomeLajmeManxhuka reagon pas dënimit me burg: Kemi qenë të...

Manxhuka reagon pas dënimit me burg: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa – jemi ballhapur

spot_img

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar pasi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Manxhuka ka thënë se ndikimi i Serbisë është dobësuar dhe se, sipas tij, grupet kriminale janë çmontuar.

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Bashkë me Manxhukën është dënuar me të njëjtën masë, 1 vit e 6 muaj burgim, edhe deputeti i VV-së, Egzon Azemi.

Ndërkaq, me nga 6 muaj burgim janë dënuar edhe Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj.

Postimi i tij i plotë:

Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës.
Përpara. Vazhdojmë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img