Deputeti i VV-së, Egzon Azemi ka reaguar pasi vendimit të Gjykatës për ta dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Bashkë me të u dënua me 1 vit e 6 muaj edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Maxhuka. Po ashtu me nga 6 muaj u dënuan edhe Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj.
Azemi, nëpërmjet një postimi ka akuzuar Gjykatën, duk thënë se “ata që po i lirojnë terroristët serbë, po i dënojnë aktivistët shqiptarë”.
Ai ka thënë e krejt kjo po bëhet nga “ ata që i nënshtrohen Serbisë”.
Azemi në fund ka përmendur edhe çanta me para që sipas tij “vijnë andej kufirit”.
“Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.
Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!”, ka përfunduar Azemi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







