spot_img
HomeLajmeKRU Mitrovica njofton ndërprerje të përkohshme të ujit, shkak...

KRU Mitrovica njofton ndërprerje të përkohshme të ujit, shkak punimet në rrjet

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar qytetarët për realizimin e punimeve të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Sami Gashi”, “Xheladin Kutllofci” dhe “Mrizi i Zanave”, si dhe në fshatrat Stan Tërg dhe Shupkofc.

Ndërkohë, ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Ferat Dragaj”, “Mbreti Agron”, “Selaniku”, “Hamz Jashari” dhe “Afrim Zhitia”, si dhe në fshatin Tunel i Parë.

Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, kompania ka paralajmëruar se furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit si pasojë e ndërhyrjeve teknike.

“ Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftim.

Nga KRU Mitrovica kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për këto ndërhyrje, të cilat synojnë përmirësimin e funksionimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img