Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për përfundimin e misionit të UNMIK.
Ajo deklaroi se realiteti në Kosovë ka ndryshuar ndjeshëm që nga viti 1999 dhe se ekzistenca e këtij misioni nuk justifikohet më.
“UNMIK-u është krijuar më 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për të ofruar një prani ndërkombëtare për të ndihmuar në stabilizimin e mjedisit pas luftës në Kosovë. Ky ka qenë moment tjetër, mision tjetër dhe Kosova ka qenë vend tjetër. Tani kjo nuk është realiteti në terren. Nuk ka arsyetim që Kosova të trajtohet më 2026 sikur ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon. UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak e as të ndërmjetësimit. Nuk po adreson as sigurinë e as paqeruajtjen dhe nuk po e avancon as normalizimin”, u shpreh ajo.
Bruce u bëri thirrje edhe vendeve financuese të UNMIK-ut që të reflektojnë mbi arsyet e vazhdimit të mbështetjes për këtë mision.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







